Maria Ile Mustafa

Familja Xhandemir, eshte e fuqishme dhe me emer ne Yrgyp. Por gjerat nuk jane fort te mira brenda familjes. Vite me pare kane perjetuar dy vdekje. Nje ishte bashkeshorti i Nadires, dhendri i madh i familjes. Ai u vra aksidentalisht nga Nihati, djali i madh i familjes Yalcinolgu. Kjo e kishte bere Nadiren nje grua te forte e te ashper. Dalja nga burgu e Nihatit do te trazoje gjerat. Vdekja e dyte eshte djali i dyte i familjes Candemir. 

Ai vdiq duke lene pas te fejuaren e tij, Gonxhan, e cila ishte shtatzene por e mori vesh diten qe i fejuari vdiq. Gonxha tani eshte motra e Nihatit, personi qe vrau djalin e familjes Xhandemir. Te rriturit vendosin qe Gonxha te jete nuse tek Xhandemiret, por e martuar me djalin tjeter, Mustafain qe mes dy familjeve mos te krijoheshin konflikte. Kjo martese eshte vetem ne letra, Mustafai nuk e do Gonxhan, por ajo e do duke thurur ndonjehere dhe plane djallezore. Nen keto rrethana kaq te veshtira, mes ketyre traditave te erreta, do te lindi nje dashuri e madhe. 
Maria, eshte nje vajze kolumbianoturke e cila kthehet nga Kolumbia per te shitur token qe i ka ngelur nga i ati i cili ka vdekur. Ajo do te takohet me Mustafain i cili po kthehej ne Yrgyp dhe mes tyre ka momente te shumta komike dhe romantike. Ne perpjekje per te shitur token, Maria sheh perplasjen e dy familjeve per te blere token dhe heq fare dore nga shitja e saj duke vendosur te qendroje akoma ne Turqi. Mes saj dhe Mustafait do lindi nje dashuri e pamundur, ndersa Mustafa ende nuk i ka thene Marias se eshte i martuar dhe ka nje vajze qe e njeh per baba, por ne fakt e ka mbese. 
Kalon 1 muaj dhe çifti kalon momente te mrekullueshme dhe keto momente kurorezohen me shtatezanine e Marias. Te dy ata kane per t’i rrefyer diçka njeri-tjetrit. Maria meson per jeten e Mustafait. A do mundet dashuria te lulezoje mes traditave dhe rrethanave aspak te favorshme?

Tags:
Be the first to review “Maria Ile Mustafa”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

There are no reviews yet.

//zuphaims.com/afu.php?zoneid=3011112